Fitoi sot lirinë në Gjyakatë, Klevis Balliu iu bashkohet banorëve të Astirit: Edi Rama nuk e do Shqipërinë

Read Time:51 Second

Ish-deputeti i PD Klevis Balliu iu është bashkuar qytetarëve të “Astirit” në protestën e tyre kundër prishjes së banesave nga projekti i Unazës së Re.

Balliu në fjalën e tij deklaroi se është krenar që është pjesë e Partisë Demokratike. Ai tha se protesta është tërësisht paqësore, ndërsa ka shtuar se Edi Rama nuk e do Shqipërinë në Europë

Klevis Balliu: Jam krenar që jam pjesë e Partisë DemokratikeEdi Rama nuk do që të shkojmë në Europë. Shqipëria ka sot nevojëe për qytetarët dhe jo për bandën e Habilajve. Ja ku janë qytetarët, qeveria të japë orën dhe datën dhe qytetarët janë gati të dialogojnë. Të dialogohet në lidhje me këtë çështje kaq shumë delikate për banorët e Unazës së Re.

Ne duhet të nxjerrim nga burgu 3 heronjtë tanë. Iu bëj thirrje gjykatave që të nxjerrin heronjtë tanë, që janë baballarë. Ftoj që të gjithë qytetarët që të vazhdojnë protestën, në mënyrë paqësore, pasi nuk po shkelim asnjë ligj. Kjo është një protestë për kauzë kombëtare.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Albin Kurti në Tiranë, për të festuar fitoren në zgjedhjet e Kosovës
Next post 610 mln euro të fshehura/ Shqipëria në prag falimenti