Home Aktualitet Albin Kurti në Tiranë, për të festuar fitoren në zgjedhjet e Kosovës

Albin Kurti në Tiranë, për të festuar fitoren në zgjedhjet e Kosovës

nga Editor

Edhe pse rezultati i zgjedhjeve në Kosovë nuk është zyrtarizuar, Albin Kurti pritet të jetë kryeministri i ri i vendit. Lëvizja Vetëvendosje u rendit forcë e parë politike në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit dhe këtë fitore Albin Kurti ka vendosur që ta festojë edhe në Tiranë.

Qendra e Vetëvendosjes në Tiranë njofton se Albin Kurti do të jetë dielën e 20 tetorit kryeqytetin e Shqipërisë, në orën 19:00, pranë pedonales në qendër, ku do të mbajë edhe një fjalim përpara të pranishmëve.

Njoftimi

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri ju fton të na bashkoheni në Tiranë në mbrëmjen festive që organizojmë për të shënuar fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kosovë. Në këtë aktivitet i ftuar nderi është Kryeministri i ardhshm i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili do të mbajë edhe një fjalë rasti.

Ju mirëpresim ditën e diel, më 20 tetor, ora 19:00, te Bar Kinema Millenium, pranë “pedonales” në qendër të Tiranës.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!