I arratisur nga burgu, arrestohet nga policia i dënuari me burgim të përjetshëm

Read Time:58 Second

Policia arrestoi në Vlorë Tesi Bashon.

Tesi Basho, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, së bashku me dy të dënuar të tjerë, gjithashtu shqiptarë, u arratisën nga burgu në Itali ku vuanin dënimin mbrëmjen e 26 tetorit 2016. Mediat italiane e cilësuan asokohe spektakolare arratisjen e tre shqiptarëve të cilët përdorën çarçafë për të dalë nga qelia.

Më datë 24.01.2008, ky shtetas ka vrarë me armë zjarri dy shtetase që ushtronin prostitucion në qytetin e Torinos, Itali, njërën prej të cilave e shfrytëzonte ky shtetas për prostitucion.

Vlora është blinduar nga forca të shumta policie, ku kanë mbërritur edhe policë nga Tirana, të cilët vijojnë kontrollet e detajuara për të kapur të tjerë persona, që mund të kenë lidhje me Bashon, që është anëtar i bandës së rrezikshme të Llanajve.

Basho i ka shpëtuar disa policisë, ku aksioni më i fundit për kapjen e tij u krye nga RENEA, e cila zbarkoi në Selenicë, por që dështoi. Tesi Basho akuzohet për vrasjen e dy prostitutave në Itali, arratisjen nga burgu italian dhe vepra të tjera të rënda penale, teksa ishte pjesë e bandës së rrezikshme të Llanajve.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Operacioni “Selenica”, arrestohet i dënuari me burgim të përjetshëm Tesi Basho
Next post Çfarë kërkojnë ndërkombëtarët nga opozita? Këlliçi zbulon detyrat