Shkozë, banorët me lot në sy: Haram vota Ramës, do bëjmë vetëgjyqësi

Read Time:1 Minute, 39 Second

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot shembjen e banesave në Shkozë, për t’i hapur rrugë projektit për ndërtimin e Unazës së Re. Banorët janë përplasur me policinë, e disa prej tyre kanë hipur mbi tarraca për të mos lejuar shembjen.

Për mediat, banorët janë shprehur të revoltuar dhe kërkojnë drejtësi, pasi pretendojnë se banesat që po u prishen i kanë me dokumente të rregullta, ndërsa një gjë e tillë nuk po merret në konsideratë.

Nuk e di ku do të rrimë. Në këtë shtëpi ishim vetëm dy pleq, 72-vjeç. 100 mijë lekë si person i marr në muaj për kockat. Ku do të shkoj tani, 159 mijë lekë pension marr. Nuk e di ku do të shkojmë, vetëm duart lart te Zoti. Policia na nxori me dhunë, nuk na e dhanë letrën e prishjes, më nxorën jashtë mua se djali ndjeni atje, pasi filluan me prishur ia dhanë letrën djalit. Por ajo letër duhet të kishte qenë në dispozicion 5 ditë para, por nuk ishte as 2 orë para. Nuk e di ku do ta kalojmë natën, njëherë po rri këtu. Unë ndoshta jetoj edhe 10 vjet, kush do të më mbajë, ku të shkojë?“, tha banorja Bukurie Sinanaj.

Dua drejtësi dhe jo përralla, gjykata e Apelit ka dhënë vendim që shtëpia mos më prishet, këta më sjellin një vendim të shkallës së parë, por a e rrëzuan shkalla e parë Apelin? Dua drejtësi. Jemi duke bërë vetëgjyqësi kur nuk ka drejtësi. Nuk është vendim ky. Haram i qoftë vota jonë që e mori, ai dhe Erion Veliaj. Ne duam drejtësi, ku të thotë ligji do të rrimë. Ku nuk ka drejtësi ka gjakderdhje, ja fakti, a e rrëzon shkalla e parë Apelin?! Unë prapë do i padis për gjyq. Ka shumë mangësi. Këta më kanë lënë afat deri nesër në orën 07:00 për të liruar shtëpinë. I kërkojmë PD-së të na organizojë dhe të vendosë drejtësi“, tha një tjetër banor.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Mesazhi që na vjen nga moshapja e negociatave
Next post Operacioni “Selenica”, arrestohet i dënuari me burgim të përjetshëm Tesi Basho