Presidenti Ilir Meta ndodhe në Monako ku u prit nga Princi Alberti i II. Presidenti shkruan se ishte një takim mjaft konstruktiv për identifikimin e potencialeve të shumta, në funksion të forcimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes reciprok. Postimin në profilin zyrtar e shoqëron me një video nga pritja madhështore.
Postimi i plotë e Presidentit Meta:
Nder dhe kënaqësi e veçantë të pritesha sot nga Lartësia e Tij e Përndritur, Alberti II, Princi i Monakos.
Takim mjaft konstruktiv për identifikimin e potencialeve të shumta, në funksion të forcimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes reciprok.
Shqipëria dhe Principata e Monakos të vendosura për intensifikimin e marrëdhënieve.