Ndahet nga jeta Mico Papadhopulli, Meta mesazh ngushëllimi: Me fat që e njoha nga afër

Read Time:1 Minute, 1 Second

Presidenti Ilir Meta në një postim në profilin zyrtar ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Prof. Mico Papadhopulli. Presidenti Meta shprehet se është me fat që e njohu ng afër dhe në këto momente jam pranë Familjes Papadhopulli dhe gjithë dashamirësve të pafund të tij, pranë klubit Partizani për të cilin kontribuoi në suksese historike brenda e jashtë vendit, pranë Federatës së Futbollit dhe gjithë sportdashësve tanë.

Postimi i plotë i presidentit Meta:

Ndarja nga jeta e “Dajës” legjendar të futbollit shqiptar Prof. Mico Papadhopulli është një lajm shumë i dhimbshëm edhe për mua si për të gjithë ata që e njohën dhe e donin për kontributet e jashtëzakonshme në zhvillimin e futbollit shqiptar edhe si kampion në fushën e blertë, por edhe si drejtues, frymëzues i sportit tonë përgjatë gjithë jetës së tij.

Në këto momente jam pranë Familjes Papadhopulli dhe gjithë dashamirësve të pafund të tij, pranë klubit Partizani për të cilin kontribuoi në suksese historike brenda e jashtë vendit, pranë Federatës së Futbollit dhe gjithë sportdashësve tanë.

Isha me fat që e njoha nga afër këtë njeri, sa të madh aq dhe të dashur e të thjeshtë. U prehtë në paqe shpirti i tij i pastër dhe i madh!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Analizat e ushqimeve te privati/ Delegacioni i BE ‘shuplakë’ Çuçit: Kemi investuar në Shqipëri, shteti të kryejë shërbimin
Next post Zbardhet dokumenti final: Negociatat për Shqipërinë shtyhen për në 2020