Home Aktualitet Vettingu, KPK konfirmon në detyrë prokurorin Besim Hajdarmataj

Vettingu, KPK konfirmon në detyrë prokurorin Besim Hajdarmataj

nga Albina Hoxhaj

Kalon vettingun prokurori Besim Hajdarmataj. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë sot vendimin për Hajdarmataj, prokuror pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda duke e konfirmuar në detyrë.

Ish-drejtuesi i Prokurorisë për Krimet e Rënda është paraqitur personalisht në KPK pa përfaqësimin nga një avokat. Trupa gjyqësore e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Suela Zhegu tha sot se konsideron të përfunduar seancën dëgjimore dhe për rrjedhojë procesin e rivlerësimit të prokurorit Besim Hajdarmataj.

Trupa vendosi konfirmimin në detyrë të tij si dhe transferimin e dosjes penale të Përmetit për 12 ton droge për shkelje disiplinore në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë.

Lajme te ngjashme