Home Aktualitet Shtrenjtohet për të katërtën herë nafta dhe benzina…

Shtrenjtohet për të katërtën herë nafta dhe benzina…

nga Editor

Nafta dhe benzina po iu kushton më shtrenjtë drejtuesve të mjeteve në Shqipëri.

Çmimi i karburantit u rrit për të katërtën herë radhazi që pas daljes së vendit nga karantina.

Në pikat kryesore nafta dhe benzina  po tregtohen 3 lekë më shumë.

Nëse rreth dhjetë ditë më parë 1 litër naftë mund ta blije me 166 lekë sot e ajo kushton 169 lekë.  Ndërkohë, për të njejtën sasi gjatë pandemisë paguaje 148 lekë.

Në pesë muaj çmimi i naftës në vend është rritur me mbi 14% ose 21 lekë për litër.

Shtrenjtimi i parë u shënua në shkurt 2021, me 6-8 lekë për litër, i dyti në maj me 5 lekë për litër, po me kaq edhe në fund të qershorit dhe në tre lekë ditët e fundit.

Operatorët e tregut rritjen e çmimit e justifikojnë me  shtrenjtimin e karburanteve në tregjet ndërkombëtare.

Në bursa çmimi i naftës ka arritur në 75.8 dollarë për fuçi, nga 27 dollarë që zbriti në prill të 2020.

Ndërkohë në mars të vitit të kaluar, çmimi i naftës u ul me shpejtësi dhe në tregun vendas.

Nga mbi 180 lekë që ishte në shkurt, zbriti poshtë 150 lekëve.

Lajme te ngjashme