Home Aktualitet SKANDALI/ Koncesionari i Check-up ka marrë 6.5 milionë euro nga shteti për shërbime që nuk i ka kryer

SKANDALI/ Koncesionari i Check-up ka marrë 6.5 milionë euro nga shteti për shërbime që nuk i ka kryer

nga Editor

Në kontratat koncesionare, të cilat janë shtuar dukshëm vitet e fundit, po rezulton që kompanitë private janë të mbrojtura dhe të gjithë rrezikun po e merr përsipër shteti. I tillë është dhe rasti i koncesionit të check-up, apo atij të kontrollit shëndetësor, ku kompania private është paguar dhe për shërbime, që ajo nuk i ka realizuar, duke garantuar fitime të qëndrueshme për gjithë periudhën e koncesionit.

Kjo shumë në 4 vjet, që kur ka filluar aktivitetin koncesionari llogaritet në 801 milionë lekë, ose rreth 6.5 milionë euro, sipas vlerësimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) në raportin e buxhetit faktik 2018 ka konstatuar nga auditimi mbi monitorimin e kontratës së kontrollit bazë CHECK-UP me PPP rezultoi se, edhe këtë vit nuk janë arritur projeksionet e kontratës duke bërë që, pagesat e marrë tepër nga koncesionari, për punën e pa kryer për vitet 2015, 2016, 2017 dhe 2018, pra kosto shtesë progresive (duke zbritur shpenzimet stabël) është 801 milion lekë (241 milion lekë për shpenzimet variabël të kontrolleve të pa realizuara dhe 560 milion lekë TVSH-ja e faturuar e këtij shërbimi), ndërsa për vitin 2018, kjo kosto shtesë llogaritet për 168 milion lekë (22 milion lekë për shpenzimet variabël të kontrolleve të pa realizuara dhe 146 milion lekë TVSH-ja e faturuar e këtij shërbimi).

Koncesionari i check-up, ndonëse shërbimet mjekësore janë të përjashtuara nga TVSh rezulton që ka faturuar me TVSH.

Kontrata garanton pagesat

Sipas kontratës Check up duhet të kryejë rreth 475 mijë kontrolle bazë në vit. Në rast se nuk i plotëson, diferenca paguhet nga shteti. Sipas të dhënave zyrtare të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore për vitin 2017 janë kryer gjithsej 316,601 kontrolle bazë.

“Bazuar në projeksionin e planifikuar për kryerjen e kontrollit mjekësor bazë për periudhën janar-dhjetor 2017, kemi një realizim të këtij treguesi në rang vendi prej 67%. Ky tregues sipas Drejtorive Rajonale të Fondit ka nivele të ndryshme.

Ky tregues është i ulët në Sarandë, Lezhë, Dibër, Vlorë, Tropojë, Gjirokastër” pohon analiza e FDSKSH-së

Kompania që po zbaton kontratën koncesionra të check-up, “3P Life Logistic” merr rreth 876 milionë lekë pagesa në vit për shërbimet që kryen. Kompania ka fituar koncesionin e Ofrimit të Shërbimit të Kontrollit Bazë (Check-Up), e cila është nënshkruar në vitin 2015 dhe afati i saj është 10 vjet.

Vlera totale e saj ishte 8.7 miliardë lekë dhe deri në përfundim të saj, në vitin 2024, buxheti pritet të disbursojë edhe 5.2 miliardë lekë.

Check-Up, 731 mijë euro fitime në vitin 2018

Lajme te ngjashme