Home Aktualitet Ardi Asllani në “Ditë e re”: Nuk kemi zhvillim cilësor të modës, linjat që çajnë janë xixat dhe tyli

Ardi Asllani në “Ditë e re”: Nuk kemi zhvillim cilësor të modës, linjat që çajnë janë xixat dhe tyli

nga Albina Hoxhaj

Stilisti Ardi Asllani i ftuar në emisionin “Ditë e re” në RTV Ora, foli rreth profesionit por edhe për jetën e tij.

Mes të qeshurave ai tregoi se si tirons që është e ka qejf gjumin e drekës dhe se ora 12.00 e darkës e zë në gjumë.

Ai foli për një talent show të fushës së modës ku është angazhuar, për të cilin tha se po shkon drejt fundit, ndërsa foli për krijime të bukura.

Nga ana tjetër stilisti nuk kurseu kritikat, teksa tha se, “Ne nuk kemi një industri tekstile, duke mos pasur industri tekstile nuk mund të kesh një zhvillim cilësor të modës. Brendet shqiptare edhe nëse çajnë, çajnë në vende disi orientale, në vende që pëlqejnë xixa apo tyli. Një këmishë mund ta kenë edhe 300 të tjerë në botë, kjo është moda e vërtetë, nuk është një fustan dhe dy. Nëse hapemi me tregjet kombëtare, atëherë mund të ecet. Sa nga këto produkte shqiptare janë të mirëgjetura në botë dhe mbajnë targetin “Made in Albania”. Kjo ndodh në gjithë vendet e rajonit, jemi vende shumë të vogla“.

Ai shtoi se kultura nuk i mungon vendit, për shkak të kostumeve popullore që ekzistojnë prej kohësh.

Lidhur me dëshirën për të veshur, Asllani tha se e kanë dhe ndoshta me tepri.

Lajme te ngjashme