Home Aktualitet Skandal/ Vasili: S’ka lekë për pensionistët për shpërblimin e fundvitit!?

Skandal/ Vasili: S’ka lekë për pensionistët për shpërblimin e fundvitit!?

nga Albina Hoxhaj

Petrit Vasili ka reaguar ashpër pas lajmit tē publikuar në media se qeveria nuk ka fonde për dëmshpërblimin e pensionistëve.

“Ministrja e financave thote me gojen plot se nuk ka planifikuar asgje per shperblimin,qe u jepet pensionisteve per festat e fundvitit.

Thote ministrja gjithashtu: te presim e te shohim sa para’ do mblidhen ne arken e shtetit dhe po doli gje per pensionistet mire dhe po nuk doli gje prap mire.

Qeveria e rilindjes e ç’organizuar,e deshtuar dhe pa rezultate nuk planifikon dot as per dy muaj me pas se çdo te ndodhe me te ardhurat publike.

Per koncesionet leket nuk mungojne megjithese jane miliarda,ndersa per shperblimin e pensionisteve s’e ve njeri ujin ne zjarr.

Turp. Per pensionistet qe jetojne me sakrifica te tmerrshme ekonomike nuk ka leke,ndersa per oligarket leket nuk mungojne kurre.

Edi Rama ben dërr dërr per “bashkeqeverisjen me qytetaret” dhe nuk u jep as shperblimin e fundvitit pensiinisteve.

Edi Rama flet edhe per “Shqiperine solidare” dhe per vete nuk eshte solidar as me shtresen me te vuajtur qe jane pensionistet.

Edi Rama qe pergjysmoi tatimin mbi dividentin dhe u beri dhurate oligarkeve miliarda leke per pensionistet nuk ka leke.

Ndaj perbuzeni kete hipokrit dhe mashtrues, qe i urren dhe i fyen te gjithe shqiptaret dhe dashuron vetem nje gje: karrigen e tij”, shkruan Vasilin në profilin zyrtar teksa publikon një video:

Lajme te ngjashme