Kim Jong-un shfaqet ndryshe, ngjit me kalë malin më të lartë

Read Time:36 Second

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un është ngjitur në malin më të lartë të vendit me kalë.

Një seri fotografish të publikuara nga agjencia KCNA tregojnë liderin e Koresë së Veriut, duke kalëruar në malin Paektu, të mbushur me dëborë.

Kjo aventurë e Kim Jong-un nuk është e para dhe sipas analistëve gjeste të tilla kanë qenë të njohura dhe i paraprijnë njoftimeve të mëdha.

Mali mban një vend të veçantë në identitetin e vendit dhe njihet si vendlindja e babait të Kim Jong-un.

“Marshimi i tij me kalë në Paektu është një ngjarje e shkëlqyeshme me rëndësi të madhe në historinë e revolucionit Koreane,” thuhet në një raport të KCNA të lëshuar të Mërkurën.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Tempora, Albin Kurti: Në takimin e parë me Edi Ramën do flas për “Shengenin Ballkanik”
Next post Mundësi të reja pune, shanse për të bërë karrierë, shenjat që nuk duhet të tregohen indiferente/ Horoskopi 16 tetor 2019