Skenarët si Kosova mund të kualifikohet në ‘EURO 2020’ nga Grupi A

Read Time:48 Second


Fitorja ndaj Malit të Zi (2-0) i ka mbajtur gjallë shpresat për Kosovën që të presë biletën për Kampionatin Evropian 2020 përmes kualifikuesve të rregullta.

Në Grupin A, Anglia kryeson me 15 pikë, kurse e dyta renditet Çekia me 12 pikë, një më shumë se Kosova që mban vendin e tretë.


Lajmi.net ka publikuar variantet se si ‘Dardanët’ mund të kualifikohen në Euro 2020 përmes kualifikimeve të rregullta:

Të mposhtë Çekinë dhe Anglinë

Të barazojë me Çekinë dhe të fitojë ndaj Anglisë, kurse Bullgaria ta mposhtë Çekinë apo të barazojë

Të fitojë kundër Çekisë dhe të barazojë ndaj Anglisë

Të barazojë ndaj Çekisë dhe Anglisë, në anën tjetër Bullgaria ta mposhtë Çekinë në xhiron e fundit

Anglia të barazojë ndaj Malit të Zi dhe të humb ndaj Kosovës, në anën tjetër Kosova ta mposhtë Çekinë [dhe Anglinë]

Kosova ta mposhtë Çekinë dhe të humbasë ndaj Anglisë, por në anën tjetër Çekia të barazojë apo të humb ndaj Bullgarisë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post FOTO/ Neymar në romancë me modelen e njohur amerikane
Next post Shkresa dhe video/ Sherr dhe përleshje mes deputetëve të emëruar të Ramës