Home Aktualitet Ngjarja e Kavajës në medie, e neveritshme

Ngjarja e Kavajës në medie, e neveritshme

nga Albina Hoxhaj

Nga Erl Kodra

Ka një javë që të gjitha mediat, televizione, gazeta dhe portale merren me një krim të ndodhur në Kavajë. 24 orë që nuk pushojnë lajmet me gruan, nënë e tre fëmijëve që jep intervista live. E shokuar nga ngjarja e rëndë, gruaja përpiqet të mbrojë veten, por në të vërtetë ajo ia bën gropën vetes me ndihmën e mediave tona partizane. Interneti nuk harron kurrë.

Top Channel e mori çeshtjen mbrëmë, i bëri analizën, pretencën, avokatinë dhe gjykimin një krimi të rëndë. Në emër të fjalës së lirë, gruaja nënë e tre fëmijëve u përjetësua në youtube, instagram, facebook dhe të gjitha 1000 portalet online në gjuhën shqipe. Sonte me këtë krim po merret Opinion-i i Blend Fevziut. Rezultatet e hetimit do të jepen në fund të emisionit në përgjigje të pyetjes drejtuar publikut:

Si e gjykoni vrasjen në Kavajë?
Krim pasioni
Larje hesapesh

Gruaja fatkeqe, sepse nuk mund të jetë ndryshe përveçse e tillë, gjykohet në studio nga një tufë personash; një gazetare, një avokat, një polic, një sociloge dhe një analist. Për Klodiana Lalën kam respekt, por sonte po e tepron, dhe ja pse.

Ngjarja është e rëndë; por gruaja dhe fëmijët e saj nuk kanë profil publik. Fëmijët e mitur të asaj gruaje, kur të rriten, nuk është e drejtë të përballen me fotofrafitë e nënës së tyre, me fjalët e gazetares për moralin e saj, me këmbënguljen deri në merzi që ngjarja të intepretohet ekzaktësisht ashtu siç thotë Klodiana.

Fotografitë e gjakut të viktimës në dyshemenë e apartamentit, fotografitë e viktimës, të gruas, të policit, të farefisit nuk kanë asnjë interes për publikun e gjerë. Për më tepër t’u bësh gjyqin nëpër studio televizive.

Gjithsesi, nuk e di pse po shkruaj këto rradhë. Por sinqerisht gjëra të tilla të neverisin. Megjithat, unë do ta ndjek Opinion-in deri në fund për të marrë vesh nëse është “Krim pasioni” apo “Larje hesapesh”.

Lajme te ngjashme