Negociatat, Imami: Film serial! Shkaktar Rama në opozitë dhe tani në qeveri

Read Time:1 Minute, 24 Second

“Dështimi i hapjes së negociatave ka një fajtor, kryeministrin Edi Rama”, kështu u shpreh ish ministri i Mbrojtjes, Arben Imami. I ftuar në Abc News, ai është shprehur ndër të tjera se, Shqipëria mund t’i kishte hapur negociatat që në vitin 2012.

“U bë film serial se ky është viti i shtatë që Shqipëria dështon për të marrë negociatat për shkak të Ramës në opozitë dhe pastaj në qeveri. Ne na duket se ndodh për herë të parë. Në fund të 2012- Shqipëria mund ti kishte marrë negociatat me kushtin e vetëm të tre ligjeve. Megjithatë po të votoheshin ligjet i fitonte negociatat. Sot pas 7 vitesh ligjet janë bërë dhe Shqipëria ende nuk i merr negociatat. Sivjet ka një shans real për shkak se SHBA janë shumë të interesuara që rajoni të balancohet politikisht për shkak të ndërhyrjeve”, tha Imami.

Në lidhje me çështjen e negociatave, sipas Imamit, opozita nuk ka si të ndikojë, por shton se, nëse ndërkombëtarët do të kishin besim tek opozita atëherë Shqipëria nuk do të kishte asnjë shans të fitonte negociatat.

“Opozita nuk ka lidhje fare. E para opozita nuk është në vendin që duhet të ishte. Që kurse nuk është opozitë nuk mund të ndikojë si opozitë. Është opozitë siç ka vendosur ta bëjë. Sigurisht që të gjithë jemi të interesuar. Madje dhe opozita e ka thënë fjalën e mirë dhe ka bërë mirë faktikisht. Nëse opozita do të ishte e besueshme për Uashingtonin, Berlinin dhe Brukselin, Shqipëria nuk do kishte asnjë shans të hynte. Po qe se besimi te kauza e opozitës do ishte në këto vende, nuk do kishte asnjë arsye për t’i dhënë”, u shpreh Arben Imami.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post VOA: Bisedimet me Tiranën e Shkupin, ministrat e Jashtëm të BE-së pa vendim
Next post Osmani pritet në Shtëpinë e Bardhë, flet për sfidat që e presin Kosovën