Kryemadhi: Kush do ta shkollonte vajzën time për matematikë në Universitetin e Tiranës? Më gjej një pedagog

Read Time:1 Minute, 39 Second

Monika Kryemadhi foli për arsimin dhe vuri në dukje mungesat e degëve dhe pedagogëve në Tiranë, teksa theksoi se kushtet e detyron që yë arsimojë fëmijë jashtë vendit.

Ja diskutimi në emision:

Unë e kam shansin për fëmijën tim, një tjetër nuk e ka shansin. Siç ke ndërtuar ti pallatin te vila jote, kam ndërtuar edhe unë pallatin te shtëpia ime, me lejen e Edi Ramës dhe me lejen e Lulzim Bashës.
Lubonja: Edhe unë nëse kam ndërtuar pallat, gabim.
Po jo pse kemi bërë gabim ne, pse kemi zhvilluar pronën tonë? Jo Lubonja e ke gabim, ne kemi zhvilluar pronën. Unë e kisha mundësinë që ma dhanë prindërit atë mundësi, për fat të mirë të babait tim, kam një pallat, 16 mijë metra katrorë, në të cilën shkolloj fëmijët e mij.
• Atëherë mos u anko me Edi Ramën fare…
Jo, Edi Rama ma dha lejen mua…

Unë nuk ndihem keq që fëmija im shkollohet në Angli sepse shumë mirë, për matematikë në Exeter. Kush do ta shkollonte vajzën time për matematikë në Universitetin e Tiranës? Më gjej një pedagog të matematikës ti që ma shkollon vajzën mua për matematikë.

Tjetra që unë mendoj se është një problem, tip o I shkatërrove një vendi arsimin, shëndetësinë, skemën e sigurimeve, ti e ke vdekur dhe mos prit që të kesh vazhdimësi. Pjesa tjetër që unë mendoj, dhe ju keni shumë të drejtë që e vendosni klasën politike të gjithë… dhe mua më bën të barabartë me Lulzim Bashën, më bën të barabartë me Sali Berishën, më bën të barabartë me Edi Ramën, më bën të barabartë me Ilir Metën, më bën të barabartë me Ridvan Boden, më bën të barabartë me Jozefina Topallin, më bën të barabartë me Majlinda Bregun, më bën të barabartë me Edmond Haxhinaston, më bën të barabartë me të gjithë njerëzit që kanë qenë në politikë… Ka një gjë, ne nuk bëjmë bilancet dhe ndonjëherë jemi modestë dhe kemi frikë të flasim për të vërtetën tonë

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Arta Dade sfidon sërish Ramën: Duhet të kishte ikur prej kohësh nga PS
Next post VOA: Bisedimet me Tiranën e Shkupin, ministrat e Jashtëm të BE-së pa vendim