Arta Dade deklaroI se kryeministri Edi Rama duhet të ishte larguar më parë nga partia socialiste.

TIRANË- Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade e ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora deklaron se kryeministri Edi Rama duhet të ishte larguar më parë nga partia socialiste.

Përgjegjësite më te mëdha bien mbi mazhorancën. Dhe përgjegjësia më e madhe bie mbi drejtuesin e saj për të cilën prej një viti kam shprehur rezervat e mia. Nëse vërtetë do të mendonte si një europianist ashtu siç vetëprezantohet, duhet të kishte ikur prej kohësh në mënyrë që t’i hapte rrugë proceseve të tjera brenda partisë socialiste.