Home Aktualitet Petrit Vasili: Sa të jetë Rama s’ka polici, por jastëk të ngrohtë për trafikantët!

Petrit Vasili: Sa të jetë Rama s’ka polici, por jastëk të ngrohtë për trafikantët!

nga Editor

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, me anë të një postimi në rrjete sociale thotë se për aq kohë sa kryeministri Edi Rama do të jetë në krye të vendit, s’do të ketë polici për qytetarët.

Ai pretendon se kryeministri ka asgjësuar policinë e Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit dhe e vuri atë në shërbim të trafikut dhe trafikantëve.

Ndër të tjera në shkrim, Vasili e cilëson Policinë e Shtetit si të politizuar dhe të lidhur me krimin.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Sa te jete Rama s’ka polici per qytetaret, por jastek te ngrohte per trafikantet!
Fjala ristrukturim i policise thene nga Rama do te thote vetem zevendesim i ushtareve te djegur me ushtare te rinj ne policine e droges.

Gangrena e narkotrafiku e ka gerryer teresisht policine dhe vetem nje i marre mund te besoje me tek ajo.

Rama asgjesoi policine e Drejtoria e Sigurimit të Shtetit dhe e vuri ne sherbim te trafikut dhe trafikanteve.
Policia, qe mbyll radaret qe te lejoje drogen ta kaloje eshte deshmi e fundi te turpshem dhe kriminal te saj.

Dhjetra Shefa policie te perlyer deri ne gryke me trafikun e droges do te thote qe peshku eshte qelbur nga koka.
Rama eshte sot nen akuze per shkaterrimin e policise dhe kthimin e saj ne nje force, qe nuk ngjall asnje besim dhe qe i ben shqiptaret te ndihen te pambrojtur perballe krimit.

Nje polici, qe mbulon te vertetat, qe u rri ne krah e ne mbeshtetje krimineleve kjo eshte policia e Edi Rames.
Nje polici e politizuar rilindase,arrogante dhe e korruptuar gjer ne palce kjo eshte policia e degraduar e Edi Rames.

Sa kohe qe Edi Rama eshte kryeminister nuk ka dhe nuk do te kete polici shteti per qytetaret, por do te jete mje polici jastek i ngrohte ku mbeshtesin koken trafikantet dhe kriminelet.

Lajme te ngjashme