Home Kronike Aksident me motoçikletë në Kanada, vdes shqiptari

Aksident me motoçikletë në Kanada, vdes shqiptari

nga Editor

Tre fëmijë kanë mbetur pa baba dhe nëna e tyre vazhdon të mbetet në spital, pas një përplasjeje midis një motoçiklete dhe një SUV në Calgary të Kanadasë këtë javë.

Siç raportojnë mediat kanadaze, sipas anëtarëve të familjes, 36-vjeçari Kreshnik Cermjani dhe gruaja e tij Ermira po ktheheshin nga një darkë më 29 qershor.

Policia tha se çifti ishte me një motor kur u përplasën me një SUV. Si pasojë, Cermjani vdiq ndërsa gruaja e tij ishte lënduar rëndë dhe po shërohet në një spital të Calgary.

Ata kanë tre fëmijë të cilët janë 11, 14 dhe 16 vjeç. Vëllai i Cermjanit, Debatik Cermjani ishte me nipat dhe mbesën e tij kur dëgjuan se prindërit e tyre ishin përfshirë në një përplasje.

“Ai ishte shumë i afërt me babanë e tij. Ai po thoshte ‘kush do të kujdeset për ne? Ai bëri gjithçka për ne”, ka thënë Cermjani për djalin e madh të vëllait të tij.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!