EMRAT/ Përleshja në burgun e Rrogozhinës, ja kush janë të dënuarit e përfshirë në sherrin e dhunshëm

Read Time:34 Second

Një përplasje masive mes të dënuarve ka ndodhur në burgun e Rrogozhinës. Sherri ka nisur mes gjashtë të burgosurve në palestrën e burgut, ku si pasojë një prej tyre ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Ka qenë i dënuari Endrit Goga, ai që së bashku me pesë persona të tjerë, që kanë rrahur të burgosurin me mbiemrin Bajrami.

I dënuari Bajrami është dërguar me urgjencë në spitalin e Tramës në Tiranë, ndërsa të dënuarit e tjerë janë mjekuar brenda spitalit të burgut të Rrogozhinës.

Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar konfliktin mes të dënuarve, ndërkohë që nuk ka as detaje lidhur me gjendjen e të plagosurit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Ramush Haradinaj merr vendimin e papritur, nuk pranon mandatin e deputetit
Next post Motori përplaset me makinën, humb jetën modelja shqiptare dhe i dashuri i saj