Home Aktualitet Këshilltari Ligjor i Metës: Presidentin mund ta shkarkojnë vetëm për arsye politike, jo ligjore dhe kushtetuese

Këshilltari Ligjor i Metës: Presidentin mund ta shkarkojnë vetëm për arsye politike, jo ligjore dhe kushtetuese

nga Editor

Këshilltari Ligjor i Presidentit të Republikës Ilir Meta ishte sot në “Top Talk” për të komentuar opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias pas kërkesës së Mazhorancës nëse kreu i shtetit e ka shkelur apo jo Kushtetutën me Dekretin për anulimin e zgjedhjeve lokale më 30 Qershor. Këshilltari Ligjor i Presidentit tha se Venecia nuk sheh shkelje të Kushtetutës dhe se nëse mazhoranca vijon me procesin e shkarkimit të Presidentit, do të mbështetet mbi arsye politike dhe jo ligjore dhe kushtetuese.

Gjatë emisionit, Dervishaj theksoi: “Tejkalim kompetencash do të thotë atëhere kur nuk e ke këtë kompetencë. Presidenti çfarë bëri me dy dekretet e tij? Ushtroi kompetencë që e ka ndonjë organ tjetër? Jo. Ushtroi një kompetencë të vetën, caktimin e datës së zgjedhjeve. Ushtroi një rol të tijin, arbitër kushtetues midis palëve në raste krizash.”

Këshilltari i Metës deklaroi gjithashtu se Kuvendi dhe Presidenca janë në konflikt kompetencash dhe për këtë duhet të gjykojë Gjykata Kushtetuese. Sipas Dervishajt, nëse Kuvendi do të vendoste për shkarkimin e Metës, kjo do të ishte vetëgjyqësi.

“Nëse do të kemi vlerësim me qetësi dhe mature nuk besoj se do të shkonte komisioni hetimor në këtë vendim sepse janë dy institucione dy kushtetuese, Presidenti dhe Kuvendit. Këto dy institucione kanë shprehur  vullnetin e tyre me akte. Ky moment do të thotë se këto institucione janë në konflikt kompetencash. Kuvendi po pretendon se Presidenti ka shkelur kompetencat e tij kushtetuese, atëhere le të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, por jo nëpërmjet një procedure shkarkimi. Ndjekja e këtij procesi për shkarkimin e Presidentit, e vendos Kuvendin në një moment që quhet vetëgjyqësi. Pse? Sepse palët janë në konflikt, kush gjykon?”,- u shpreh Dervishaj

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!