Negociatat, shpërthen ish Ministri/ “Falja e Hahn nuk i duhet më as dreqit”

Read Time:40 Second

Ish Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pas ndjesës që Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, u kërkoi shqiptarëve që nuk arriti dot të parandalonte mos shkëputjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut për dhënien e vendimit për çeljen e negociatave.

Duke u shprehur se: “Pranuan ndërtimin e një narko-shteti në mes të Europës dhe tani që ikin, lajnë gojën me “ndjesë”, sipas Manjanit “…ndjesa e tyre nuk i duhet më as dreqit”.

Ndjesa e Hahn-in si ajo e Boschardt, nuk i duhet më as dreqit!

Mbyllën sytë kur duhet ti hapnin. Pranuan ndërtimin e një narko-shteti në mes të Europës dhe tani që ikin, lajnë gojën me “ndjesë”.

Nuk na duhet fare kjo ndjesë!

Pavarësisht, ende lutem që negociatat të hapen, me çdo kusht që të duan! Veç të hapen.

🙏🙏🙏

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Braimllari tek Astiri: Protestë e ligjshme qytetare kundër qeverisë kriminale
Next post “Evropa është çështje përgjegjësish, jo dashurie siç thotë Rama’