Kapitullimi i plakut te Surrelit!

Read Time:1 Minute, 38 Second

Nga Bledian Koka

Kapitullimi i plakut te Surrelit!
Keshilli i ministrave te jashtem te BE-se ka deshtuar qe te arrije nje marreveshje per celjen e negociatave me Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut. Madje akoma me keq. Debati me i forte ka qene nevoja sic thone disa vende anetare per ti ndare Tiranen nga Shkupi sepse besojeni ose jo, po i marrim ne qafe edhe maqedonasit. Jo pak vende anetare kerkojne qe Maqedonia e Veriut te ndahet nga Shqiperia sepse te vetmin kusht serioz qe kishte, ate per ceshtjen e emrit e ka zgjidhur. Ndersa per Shqiperine hesapi eshte ndryshe. Jo vetem Gjermania me 9 kushte, jo vetem Hollanda per problemet me bandat kriminale shqiptare, por tashme eshte edhe Franca, me shume se dy te parat eshte totalisht kunder. Dhe po flasim pikerisht per “mikun” e Edi Rames, Manuel Macron i cili paturpesisht akuzohet nga plaku i Surrelit per euroskepik. Nuk ka lidhje kjo. Macron ka nje problem direkt me Shqiperine dhe ai eshte numri i larte i azilkerkuesve shqiptare qe e kane kthyer Francen si Gjermani dhe Suedi e dyte. Azilkerkuesit per te gjitha ata qe nuk e kuptojne, jane mijera e mijera shqiparet e deshperuar e te rregjuar nga sundimi i Edi Rames qe po cajne ferren nga marazi. Sot plaku surrelian doli e i foli shqiptareve me perrallen e kripes se Surrelit, me idene se rrenat e tij jane me te verteta se e verteta qe mundohet ti fshehe prej 6 vitesh rrejshem shqiptareve. E verteta eshte vetem 1. Edi Rama dhe sundimi i tij kleptokrat eshte e vetmja arsye qe Shqiperia qe prej 6 vitesh nuk ka bere asnje cap drejt BE-se, te tjerat jane vetem propagande. Mos e dhashte Zoti qe ne 18 tetor lideret e BE-se te thone serish JO per Shqiperine. Po heshtem edhe pas saj, nuk na e ka me faji Edi Rama.
p.s…mbas 18 Tetorit, faji do te jete ekskluzivisht vetem i yni!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Rama paralajmëron dështimin e radhës me hapjen e negociatave: 18 tetori datë e rëndësishme, por në 19 tetor dielli do të lindë sërish
Next post Hapja e negociatave/ Bushati: Hera e tretë që diskutohet, procesi për Shqipërinë mund të zgjasë një dekadë