Effenbergun nuk e falën po Borchard-in???/ Vasili “shpërthen” ndaj ambasadorit të OSBE

Read Time:1 Minute, 7 Second

Effenbergun nuk e falën po ambasadorin??? Kështu e nis postimin në rrjet nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i cili ka komentuar sërisht mbi gjestin e Ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt, i cili i tregoi gishtin disa protestuesve para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Vasili ka risjellë në kujtesë gjestin e ish futbollistit dhe ish-kapitenit të Gjermanisë Stefan Effenberg, i cili në Botërorin e ’94 në SHBA, përballë Koresë, do të bënte të njëjtin gjest si diplomati i OSBE, por që u dënua në atë kohë, madje edhe me një gjobë.

Postimi i Petrit Vasilit:

Effenbergun nuk e falën po ambasadorin???

Nje gjerman shume i famshem, ylli i kombetares gjermane te futbollit Stefan Effenberg u debua nga Skuadra Kombetare per gjestin e tij te ngritjes se gishtit te mesit.

Kjo ndodhi ne vitin 1994 gjate Kampionatit boteror ne SHBA, kur Effenberg po dilte nga fusha gjate ndeshjes Kore- Gjermani.

Plot 25 vjet me pare Effenberg nje nga yjet e futbollit gjerman u denua shume rrepte per kete gjest.

Bile Federata Gjermane e futbollit ka vendosur edhe gjobe te vecante per nje gjest te tille.

Futbollistet,qe perjetojne dhe trasmetojne emocione te jashtezakonshme nuk falen per gjestet e tyre qofshin edhe yje.

Po ambasadoret qe ngrene gishtin e mesit e qe bejne gjeste te tilla te shemtuara si mund te falen???

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Të verbërit në protestë, thirrje për rritje të pagesës së aftësisë së kufizuar
Next post 10-vjetori në Tiranë, Basha: Fondacioni Konrad Adenauer, avokati më i madh i integrimit të Shqipërisë