Mbledhja e ministrave të BE pa rezultat, Hahn: 3 vende kundër Shqipërisë e Maqedonisë

Read Time:1 Minute, 9 Second

Mbledhja e Ministrave të Jashtëm të BE, ku në fokus ishte hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut përfundoi pa asnjë rezultat. Negociatat për vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut janë në dorë të tre vendeve dhe gjithçka do të vendoset në mbledhjen e liderëve në datat 17 dhe 18 tetor.

Sot në Luksemburg u përgatit drafti me konkluzionet kryesore të axhendës, që do u kalohet më pas liderëve të vendeve të BE-së në samitin e 17-18 Tetorit ku do të vuloset edhe fati i Shqipërisë dhe Maqedonisë nëse do të hapen apo jo negociatat.

Para mbledhjes ministri i Jashtëm gjerman, Michael Roth është shprehur se pozicioni i Gjermanisë është mjaft i qartë pasi e mbështet Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në lidhje me hapjen e negociatave.  Ndërsa nga Holanda janë shfaqur sërish nota skepticzmi. Ministri i punëve të jashtme Stef Blok ka deklaruar para nisjes së mbledhjes Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë.

Ndërkohë që nga mbledhja pritej shumë, nuk ka ndodhur pasi nuk është marrë një vendim përfundimtar. Ka qenë Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn, ka treguar detaje nga mbledhja dhe tha se po punohet që të binden dhe vendet që janë kundër dritës jeshile. Ai u shpreh se dhe vendet kandidate duhet të përmbushin detyrimet e tyre, pasi bllokimi mund të vijë dhe nga çështjet e brendshme politike.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Hahn i qartë për negociatat: Përmbyshni detyrimet, bllokimi vjen nga situata e brendshme politike
Next post Të verbërit në protestë, thirrje për rritje të pagesës së aftësisë së kufizuar