Home Aktualitet Humbja e “BESIMIT”

Humbja e “BESIMIT”

nga Arian

Nga ArIan H Asimi

BESIMI.
Duket e një fjalë e vogël me gjashtë shkronja por rëndësinë dhe madhështinë e ka më të madhe se shprehjet filozofike. Shumë PD-ista ndjekës së Bashës mendojnë se rizgjedhja e Bashes është vullneti i vërtetë i anëtarësisë dhe kjo sjell një frymë demokratike në partinë qē u godit keq pas zgjedhjeve të 25 Prillit. Personalisht si njeri me parime te djathta mendoj qē Basha nuk duhet të kandidonte të pakten kësaj rradhe, jo. Pse nuk duhej të ishte Basha në garē..?
Zakonisht njē forcë politike ka për qëllim ardhjen nē pushtet, dhe zbatimin e politikave, që ajo ka në programin e saj. Por që një parti sidomos Shqiptare , pa një lider karizmatik, të vendosur dhe kēmbëngulës në kauzën që mbron dhe pa fjalime shabllone që nuk ngjallin interes në publik, me aksione politike të lëna pas dore, është e pa mundur të vish në pushtet. Ka shumē ide nga njerëz të ndryshëm qe thonë se njerëz të edukuar në perëndim mund ta bëjnë ndryshim, ndoshta është e vertetë por unë nuk e besoj. Edhe diktatori I fundit I Koresë së Veriut është shkolluar në Zvicër. Në shumë raste Lulzim Basha tregoj që nuk I përket këtyre karakteristikave që duhet të ketë nje lider i djathtë. Demokratet duhet të kuptojnë se në pushtet nuk vihet vetëm me votën e demokratëve , por vihet me votën e asaj pjese që nuk ngrejnë dy gishtat lart, pra jo partiakët. Të fitosh votën e elektoratit pa parti duhet fjala BESIM në lideship. Me histori për ju që njihni literaturën fetare edhe Krishti fitoj BESIMIN te 12 apostujt e tij dhe te qindra e mijëra ndjekës, vetëm e vetëm se ai I ushqeu kur ishin të urritur dhe I shëroj kur ishin të sëmurë , dhe u dha shpresë për të ardhmen, pra me një fjalë të vetme, tregoj që ishte lider. Edhe luftërat që bëheshin nga ato me shpata e deri ne keto modernet udhehiqeshin nga lidera, që në gjuhën ushtarake quheshin gjeneralë ose komandante, pra pa u zgjatur ai që luftonte kishte BESIM te ai që i udhëhiqte. Kur Shqiptarët kerkuan shpërndarjen e parlamentit gjysmak dhe jo kushtetues, nje faktor kryesor që pengoj këtë proces ishte Lulzim Basha (burime të besueshme). Ka shumë fakte të tjera që unë nuk dua ti citoj për arsye se nuk dua ta bëj shkrimin e gjate, që të shpien në konkluzion se Basha nuk është Lider i Besueshëm, prandaj PD do vuaj gabimet që “ antarësia” zgjodhi me votën e “ lirë”. Ndoshta në të ardhmen Basha tregon që ēshtë një Basha tjetër dhe jo ai që na është shitur deri më sot , por e ardhmja I përket të ardhmes dhe tē shpresojmë se fjalēn e bukur BESIM do ta marë seriozisht. ✌️

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!