Presidenti Ilir Meta takoi Kryetarin e Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, Michael Granoff, kontributorin e palodhur për forcimin e miqësisë mes kombit shqiptar dhe atij amerikan.
Përherë kënaqësi të takohem me Kryetarin e Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, Michael Granoff, kontributorin e palodhur për forcimin e miqësisë mes kombit shqiptar dhe atij amerikan.
Mirënjohës për mbështetjen e jashtëzakonshme, mbi 10-vjeçare, të tij dhe të AADF, për bizneset shqiptare, promovimin e burimeve natyrore të Shqipërisë dhe kualifikimin e të rinjve”, shkruan Meta në profilin zyrtar.