Home Aktualitet Kërcënimi i prokurorit me fishekë, Meta: Ngjarje tepër e rëndë, institucionet të hetojnë urgjent

Kërcënimi i prokurorit me fishekë, Meta: Ngjarje tepër e rëndë, institucionet të hetojnë urgjent

nga Editor

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar pas kërcënimin e prokurorit të Përmetit, Asllani Bajrami,  duke e cilësuar një ngjarje tepër të rëndë dhe të dënueshme, teksa ka apeluar që të hetohet në mënyrë të menjëhershme nga insititucionet ligjore në vend.

‘Nevojitet një hetim i shpejtë për vendosjen para ligjit të kujdo, që guxon të kërcënojë përfaqësuesit e shtetit, për t’i penguar ata të ushtrojnë detyrën të pandikuar. Revanshi i krimit kërkon masa të menjëhershme efektive, reaguese dhe parandaluese, nga të gjitha institucionet e ngarkuara me ligj për mbrojtjen e rendit dhe të sigurisë publike’ shkruan Meta në profilin zyrtar.

Kujtojmë që prokurori i Përmetit bëri denoncim në Polici pasi gjeti në dritaren e zyrës së tij fishekë.

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!