Home Aktualitet Laborator kokaine sipër kopshtit të fëmijëve, goditet banda shqiptaro-kolumbiane

Laborator kokaine sipër kopshtit të fëmijëve, goditet banda shqiptaro-kolumbiane

nga Editor

Një bandë shqiptaro-kolumbiane u godit në Amsterdam të Holandës. Sipas portalit NOS, ata kishin ngritur një laborator kokaine sipër një kopshti fëmijësh.

Operacioni policor u krye në një kompleks apartamentesh në lagjen Ijburg. Katër të dyshuar u arratisën nga ballkoni dhe çatia, por policia i arrestoi më vonë.

Gjithçka nisi pasi policia deshifroi disa komunikime në rrjetin e kriptuar ANOM.

Në laborator u gjet afro 20 kg kokainë dhe pajisje për pastrimin, 360 litra kimikate dhe materiale për paketimin e drogës.

Të arrestuarit janë nga mosha 24 deri në 53 vjeç. Ata janë nga Shqipëria, Ekuadori dhe Kolumbia.

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!