Home Aktualitet ‘BE akordon 30 mld euro për BP’/ Malaj: Qeveria Rama ka nivelin më të ulët të thithjes së fondeve, ja përse

‘BE akordon 30 mld euro për BP’/ Malaj: Qeveria Rama ka nivelin më të ulët të thithjes së fondeve, ja përse

nga Editor

I ftuar në emisioni ‘Ora 19’ në studiot e SYRI TV me moderatoren Juli Kristafi, eksperti financiar Arben Malaj ka folur mbi takimin e liderëve të Ballkanit të cilët mblidhen në Tiranë, si dhe për akordimin e 30 mld euro për rajonin nga BE.

Malaj: Unë dëshiroj që vendi im të përfitonte më shumë fonde dhe të përdoreshin me përgjegjshmëri maksimale. Dua të sqaroi për opinionin publik, se në konferencën e donatorëve, u tha se Shqipëria fitoi më shumë se kërkoi, sipas të gjitha analizave profesionale, doli se ishte më shumë një marketing se një realitet. Shifrat janë kokëforta dhe ato gjenden në buxhetin e shtetit për vitet 2019, 2020 deri në 2023.

Nuk është hera e parë që Ballkani ka synuar ka shpresuar se do të ketë një planë marshall si ai që ndodhi me evropën perëndimore pas Luftës së Dytë Botërore. Në 2003 u bë pakti i stabilitetit, ku u trumbetua me të madhe se Ballkani Perëndimor do të merte goxha fonde, por ai mbeti vetëm një efekt shumë pozitiv, duke ulur në tavolinë liderat politikë të BP gjë që ndodhte shumë rrallë, por nga pikëpamja e burimeve financiare të vlefshmë ai mbeti një zhgënjim shumë i madh.

Në këtë aspekt të mos krijojmë pritshmëri jo realiste me shifra kaq të mëdha, për fat të keq dhe në mënyrë të veçantë, qeveria Rama ka nivelin më të ulët të thithjes së fondeve nga konferenca e Berlinit, që ishte pikënisja e këtij projekti. Arsyeja kryesore është se qeveria Rama nuk ka synuar të marrë fonde nga bankat e zhvillimit, si BB, Berzhi etj, pasi nëse ato japin para, ato marrin pjesë në zgjedhjen e projekteve, e proceseve të tenderimit, e procese të zgjedhjes së fituesit.

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!