Home Aktualitet ‘Godet’ sërisht Karlo Bolino: Veliaj xhiro rreth muzeut me biçikletë, takon rastësisht drejtuesit e BE

‘Godet’ sërisht Karlo Bolino: Veliaj xhiro rreth muzeut me biçikletë, takon rastësisht drejtuesit e BE

nga Editor

Pas Klodian Rashës ku i vendosi një armë që se kishte në dorë, duke marrë pjesë me median e tij në manipulimin e së vërtetës, duket se Karlo Bolino dhe media që drejton kanë kaluar në fazën e qesharakëzimit.

Dhe duket se këtu Karlo dhe media e tij godasin fort, në rendjen drejt servilizimit të paepur ndaj pushtetit.

Një gatishmëri të tillë Karlo e ka treguar edhe sot duke lënë me gojëhapur gjithëkënd.

Me një titull që tregon shumë, Karlo nuk lë vend për asnjë mëdyshje.

‘Pas vizitës në Muzeun Kombëtar, Varheley dhe Soreca takohen rastësisht me Veliajn gjatë xhiros së tij me biçikletë’-shkruan media e Karlos në lajmin e stisur me siguri nga zyra e kryetarit të bashkisë, që njihet për ‘befasitë’ e tij.

Nuk dihet se sa xhiro ka bërë Veliaj me biçikletë rreth Muzeut për të takuar dy eksponentët e lartë të BE, por ajo që është me më shumë interes dhe që tregon profesionalizëm të lartë është se Karlo nuk ka hequr dorë nga gazetaria e terrenit dhe nuk do ia falte vetes ti shpëtonte një lajm i tillë.

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!