Home Aktualitet Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas një grua shtatzënë në trotuar

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas një grua shtatzënë në trotuar

nga Editor

Një aksident me pasojë plagosjen rëndë të një gruaje shtatzënë, ka ndodhur në Tiranë rreth orës 19:15. Aksidenti ka ndodhur në zonën e Porcelanit në një stacion autobusi. Bëhet e ditur se, gruaja 30-vjeçare ishte shtazënë. Sipas burimeve, ajo ka qënë duke kaluar në trotuar kur është përplasur nga një makinë luksoze dhe ka marrë dëmtime të rënda dhe është dërguar në spital.

Drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin duke dalë në trotuar për pasojë ka plagosur një këmbësore.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 19:15, në rrugën “Xhanfizo Keko” mjeti me drejtues shtetasin J. B., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të metejshme hetimore. Mësohet se 30-vjeçarja, identiteti i të cilës nuk bëhet ende me dije, rezulton të jetë shtatzanë.

30-vjeçarja u plagos nga dalja nga rruga dhe përfundimi mbi trotuar i një automjeti tip “Benz” , në drejtimin e të cilit ndodhej një 19-vjeçar.

Policia ka bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit ndërkohë që e plagosura është transportuar në spital, ku dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!