Home Aktualitet A e di pse na duket aq skandal kur ambasadori Borchardt shan protestuesit me gisht?

A e di pse na duket aq skandal kur ambasadori Borchardt shan protestuesit me gisht?

nga Albina Hoxhaj

Nga Indrit Vokshi

Ua thom u’.

Duke qenë tip proktetorati ne, ambasadorët e vendeve protektore i kemi pandehur e mitizuar si krijesa madhështore, si krijesa afër përsosmërisë, si krijesa pa gabime e që na duan shumë, si krijesa që vijnë na ndihmojnë kur politikanët tanë na dhunojnë. Gjithashtu, këtu ska familje politike dhe individë të cilët të ndihen të fyer dhe tua bëjnë të qarta gjërat. Ska ushtri, ska gjeneralë, ska kolonelë. Ska burokraci, ska shërbim sekret që të kenë dinjitet kombëtar. Ka vetëm krijesa laboratorike ambasadash dhe organizatash të shoqnisë civile të cilët janë të gatshëm të veshin fund e geta dhe të kërcejnë për t’i kënaqur të huajt. Megjithatë kur ne të mësojmë më shumë nga jeta e nga bota, do ta kuptojmë se ambasadorët në botë e sidomos në rajone si i yni, (përjashto disa ambasadorë elitarë), pinë, shajnë, korruptohen, bëhen palë, u pëlqen dikush më shumë, kanë detyrime karriere, madje marrin edhe studente e gazetare të reja të cilat i mbajnë si konkubina. I tillë është stili, asgjë personale. Kështu ata nisin humbin respektin për vendin ku janë ambasadorë, sapo shohin se vetë vendi e ka humbur respektin për veten. E duket skandal, si ambasadori kështu, sepse i kemi konsideruar ambasadorët mbinjerëz. Tash që dalin pak kah pak kush janë, zhgënjehemi. Sëmundjet e shqiptarëve janë se mendojnë që i njeh e gjithë bota dhe bota mendon çdo ditë për ne. Mendojnë se bota, planeti, na e ka për borxh të na respektojë dhe të na zhvillojë, harrojnë se e kemi vetë ketë barrë për shpinë tonë. Është si me ekonominë familjare; stë nxjerr kush fitim po nuk u mundove vetë. Po të panë duke u munduar edhe të ndihmojnë, po pa u munduar, jo. Si përfundim, shumë të neveritshëm gjallesat e tipit Balla e Felaj që tentojnë ta justifikojnë një rrugaç të papërgjegjshëm vetëm se ai është ambasador dhe taraf i tyre. Duken inferioriteti e dhe zhuli i veshur me kostum.

Lajme te ngjashme