Home Aktualitet Apeli i presidentit: Të fuqizohet roli i grave dhe vajzave

Apeli i presidentit: Të fuqizohet roli i grave dhe vajzave

nga Albina Hoxhaj

Në Ditën Ndërkombëtare të Grave të Zonave Rurale, presidenti i Republikës Ilir Meta ka përcjell një mesazh në profilin e tij zyrtar. Meta apelon për mbështetje, promovim dhe fuqizim ekonomik.

“Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave të Zonave Rurale, apeloj nevojën e domosdoshme për mbështetjen, promovimin dhe fuqizimin e tyre ekonomik, si një mundësi dhe kontribut real i shtuar për luftën kundër varfërisë, zhvillimit ekonomik dhe për një familje të begatë e të shëndetshme.
Fuqizimi i rolit të grave dhe vajzave, energjisë së pashtershme, fuqisë dhe motorit të emancipimit të shoqërisë sonë, do të thotë fuqizim i familjes, komunitetit dhe i gjithë ekonomisë së vendit!
Të rrëzojmë të gjitha barrierat që pengojnë aktivizimin, promovimin dhe përkrahjen e grave dhe vajzave në jetën ekonomike, politike dhe sociale të vendit, si një objektiv i përbashkët për progres të metejshëm shoqëror.”, shkruan Meta në profilin zyrtar.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!