Home Aktualitet Pseudo i Djathtë.

Pseudo i Djathtë.

nga Arian

Nga John Ilir Vasili. (Kapedan)

Dmth ti zoti pseudo i djathte thua qe te marresh 480 milion euro nga buxheti shtetit dhe tua shperndash te varfereve qe nuk punojne sepse kane uri eshte zgjidhja “e djathte” qe na duhet per te shpetuar nga varferia? Une mendoj qe e ke gabim dhe jo vetem kaq.

Me fal qe te pyes, por jam i detyruar tashti nga ajo qe ke shkruar.

  • A e di ti cfare eshte buxheti shtetit? Ta them une – jane taksat.
  • Po a e di ti kush i paguan ato taksa? Ta them prap une – e paguajne bizneset dhe ata qe punojne e djersisin.

Dhe ti thua, merrja atyre qe punojne dhe djersisin, sepse ata kane boll (me shume seç u duhet), dhe jepja atyre qe nuk kane. Nqs kjo ty nuk te duket mendesi extremisht e majte, atehere ate perkufizimin “qenie egoiste që nuk kuptoni as majtas, as djathtas” mund t’ja drejtosh ndonje pasqyre kur te jesh perballe saj, dhe askujt tjeter. Sepse kjo qe ke shkruar ti si “i djathte i besueshem” mua me duket vetem si nje kopje gjarperore e dekoruar me lule e fjongo, e nxjerre veçse nga Manifesti i Partise Komuniste te Marksit.

Une nuk jam as ideolog, as egoist (sipas percaktimit tend), por une di me prova (historike dhe sociale) nga aq sa mar vesh une nga kjo jete dhe me aq sa di une shkrim e kendim, qe nqs ti i jep dikujt cdo dite nje peshk per ti hequr urine, i ke garantuar atij varferine dhe varesine e perjetshme. Por nqs ti i meson atij si kapet peshku, atehere ia ke zgjidhur pergjithmone problemin e urise.

Kjo eshte e verteta qe zhduk varferine zoti pseudo i djathte me bindje te majta dhe jo ai 80 euroshi ne muaj qe propozon ti si zgjidhje te djathte😮. Dhe kjo e vertete kerkon vullnet te sinqerte politik me politika te uljes se taksave, stimulimit me incentiva dhe lehtesime per biznesin dhe fshatarin qe punon dhe prodhon, dhe me politika doganore favorizuese per prodhimin vendas, ne menyre qe biznesi te hapi me shume vende pune dhe fshatari te punoje sa me shume token dhe te nxjerre sa me shume prodhime per tregun. Vetem ne kete menyre shtetasit shtojne te ardhurat ne xhepin e tyre dhe jo duke ulur duarkryq me gojen hapur ne pritje te 80 euroshit qeveritar.

Sepse kjo jo vetem nxit dembelizmin, por i ben njerezit te varur nga qeveria e radhes. Dhe, ndryshe nga ty, per mua kjo do ishte katastrofe fatale si per shtetin ashtu dhe per njerezit. Sepse i bie pastaj, sikur i thua fukarait, – mos u genjeni nga ai Doshi, por genjehuni nga nje Dosh tjeter, qe jam une, shteti. Dhe te del nje Dosh i dosherve neser pastaj, qe u ofron 180 euro atyre qe ti u jep vetem 80. E çdo besh ti atehere? Do besh ankand me leket e buxhetit te shtetit (me taksat)??? Cili ofron me shume fiton qytetaret dhe voten e tyre??? Te duket normale ty kjo, apo ke menduar te hame vetem nje vit se pastaj ku i dihet na hedh ndonjeri ca lek nga qielli?

Mesa di une te lexoj z. Kodra, me vjen keq te them, por ti ne mendjen tende jetoke akoma ne kohen e lala-Gjonit. E ke degjuar besoj: “Hani pini dhe kendoni sa te jete lala-Gjoni…”. Prandaj ndoshta nuk i njeh aspak faktet aktuale per te cilat flet, dhe sigurisht mendon se je i sinqerte (sepse ne fakt ti je i sinqerte brenda mendimit dhe pikeveshtrimit tend, por qe eshte i gabuar per mendimin tim). Dhe per kete po mundohem me zor t’ia ve fajin largesise qe ke nga realiteti shqiptar (per mos u hapur me tej).

Ne fakt ti flet nga komoditeti i tastieres diku larg te vertetes se tokes shqiptare. Ta shpjegoj shkurt pse larg; sepse ti nuk e ditke fare, qe me 80 euro ne Shqiperi nuk paguan dot as ujin dhe as dritat, as ilacet, as cerdhen, as kopshtin, as shkollen, as telefonin e as internetin, as radion as TV, dhe as shapkat per ti dhene bicikletes (qe nuk ke), per te shkuar te marresh ato leket (se per makinë, karburant e siguracion nuk besoj se e ke llogaritur ate 80 euroshin). Por me ato lek mund te paguash ndoshta vetem buken thate per ta ngrene lyer me uje pusi.

Si perfundim, z. Kodra shpresoj qe askush nga ata qe pretendojne te jene te djathte mos te marrin per baze asnje fjale nga ajo qe ke shkruar. Dhe kjo e imja ketu nuk eshte analize; por eshte konkluzion.
Kurse atij te afermit tend me te cilin ke debatuar, thuaj nga ana ime, e ta mesosh edhe ti, qe jo te gjithe Filanet dhe Fisteket qe kane bere LEK jane kriminela, sepse ashtu pergojoni dhe ofendoni te gjithe ata qe punojne me ndershmeri duke respektuar rregullat e tregut te lire ne kapitalizem. Perndryshe nqs nuk u pelqen zotrote mund te dalesh qe neser te therrasesh “Rrofte Partia Komuniste Shqiptare me ne krye Mao Ce Dunin”. Mbase ju bashkon Zuku me proletaret e vet virtual.

Poshte-shenim:
Te falenderoj qe me bllokove vet pas ketyre konkluzioneve per bindjet e tua te fshehura (ose te panjohura per ty) qe une tashti po i bej publike, pasi do kem nderin te mos kem me rastin te lexoj mendimet e tua te majta alla Berishiane, per cdo shkrim tendin qe ma dergoje ne privat.

Demokrat te nderuar,
ATTENTI AL LUPO

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!