Home Aktualitet Qindra mjekë e infermier këtë vit kanë ikur ngs Kosova

Qindra mjekë e infermier këtë vit kanë ikur ngs Kosova

nga Albina Hoxhaj

Vit pas viti qindra mjekë e infermierë lëshojnë Kosovën dhe kërkojnë një jetë më të mirë në shtetet e Bashkimit Evropian, kryesisht në Gjermani. Kushtet jo të mira të punës, mungesa e edukimit të vazhdueshëm profesional dhe mungesa e sigurimeve shëndetësore vlerësohen të jenë arsyet që po shtyjnë mjekët të ikin nga vendi, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Rreth 300 infermierë dhe mbi 150 mjekë vlerësohet se kanë lëshuar Kosovën gjatë këtij viti, për shkak se kanë gjetur punë në shtetet e Bashkimit Evropian.

As rritja e pagave nuk po i ndalon ata që edhe më tej të kërkojnë punë jashtë Kosovës, shkruan më tutje kjo gazetë. Ndërkohë, edhe pse në institucionet publike shëndetësore në vend shprehet nevoja për rekrutimin e stafit të ri, një numër i madh i mjekëve vazhdon edhe më tej të jetë i papunë.

E mosofrimi i mundësisë për të gjetur një punë edhe këta po i shtyn të drejtohen drejt shteteve tjera.

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë i Kosovës, Blerim Syla, ka thënë për këtë të përditshme se mungesa e perspektivës në vend dhe mosgjetja e punës ka shtyrë shumë mjekë të largohen nga vendi.

Lajme te ngjashme