Home Politike Pse Evi Kokalari, aktiviste në USA, përkrah Edith Harxhin, për kryesinë e PD.

Pse Evi Kokalari, aktiviste në USA, përkrah Edith Harxhin, për kryesinë e PD.

nga Arian

Nga Evi Kokalari.

Për të gjithë ata që vazhdojnë më shkruajnë privatisht për të më mbushur mëndjen për Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehajn;

-Agron Shehaj s’di të lidh dy fjalë. Gjithashtu, duhet të analizojmë në detaje si morri kaq shumë vota në Tiranë, duke patur parasysh zgjedhjet e tij në Vlorë, dhe pse është kundër kontestimit të zgjedhjeve të 25 Prillit.

-Fatbardh Kadilli është i mendimit që debati midis kandidatëve pa Bashën nuk ka vlerë konstruktive, sepse Basha është i rëndësishëm. Populli jo!! Nëse Kadilli bëhet kryetar, ai e ka të qartë që votën tuaj e ka, se doni s’doni, PD-në do votoni. Ky është i njëjti mentalitet që ka Basha tashti, dhe është një gabim që s’duhet falur. Gjithashtu, Goxhaj ka nxjerrë komente të reja sot në lidhje me Kadillin & Sorosin. Kjo është një betejë që Kadilli duhet ta fitoj sa më parë.

Ndërkohë, shumica juaj flisni dhe kërkoni ndërtimin e një të djathte të kulluar në Shqipëri. Shumë nga Diaspora duan të kthehen të ndihmojnë dhe s’munden.

Alternativa mbetet të zgjedhim dhe të mbështesim atë person që është më afër linjës konservatore dhe që mund të jetë në gjëndje të hedh themelet, dhe me ndihmën e Diasporës, të forcoj opozitën.
Nëse e keni seriozisht, ju sygjeroj të fokusoheni tek Edith Harxhi, për disa arsye;

-Eshtë nga të paktët që unë kam komunikuar gjatë zgjedhjeve në Amerikë, dhe e ka treguar qartë që konservatizmi i saj është i njëjtë me linjën që unë dhe shumë të tjerë këtu në Amerikë ndjekin. Që përpara zgjedhjeve në Amerikë, më ka thënë se do që të ndërtoj në Shqipëri të njëjtën linjë konservatore që ndjekim ne, mbështetësit e Trump & Regan. Sinqeriteti i saj në këtë pikë është arsyeja kryesore që unë po e mbështes. Kjo është linja konservative që duhet në Shqipëri.

-E njeh PD-në dhe strukturat e saj thellësisht

-Eshtë kundër listave të mbyllura që i jep fuqi absolute kryetarit të Partisë.

-Eshtë e vetmja që ka shprehur së mirëpret njerëz nga Diaspora për të qënë pjesë e PDsë dhe pse jo, dhe e kryesisë.

-Ka ofruar bashkëpunim të ngushtë me organizatën e të përndjekurve politik

-I ka dhënë shumë rëndësi çështjes së pronave.

-Eshtë e vetmja që e kupton rëndësinë e debatit dhe është gati për debate publike, por refuzohet nga kundërshtarët.

-Nuk është korruptuar në 30 vjet, me gjithë mundësitë që i janë dhënë.

-Eshtë anti-soros

-Eshtë luftuar dhe e kanë larguar nga PD-ja pikërisht se ka kërkuar demokratizimin e saj.

-Eshtë për fuqizimin e bisnesit të vogël dhe forcimit të shtresës së mesme që fatkeqësisht po largohet nga vendi.

-Ka qënë Zv. Ministre e Jashtme dhe ka njohje të thellë të diplomacisë Shqiptare, si dhe ka relacione të mirë krijuara me shumë figura të politikës botërore që do ndihmojnë Shqipërine në të ardhmen.

Eshtë nga të paktët që personalisht do t’i jepja ndihmën maksimale këtu në Amerikë, sepse besoj në sinqeritetin dhe integritetin e saj.

Diskutimet për denigrimin e figurës se saj, të tipit; ‘s’ka qënë e persekutuar’, ‘është e martuar me turk’ (ai është turk me origjinë shqiptare), dhe disa sulme të tjera të rëndomta, pak rëndësi kanë.

Në asnjë mënyre nuk dua t’ju imponoj opinionin tim. Thjeshtë ju sygjeroj të dëgjoni intervistat e saja që të kuptoni seç ju them.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!