Home Aktualitet Grabitja në Korçë, i moshuari: Jemi të tmerruar, kishin thikë dhe armë

Grabitja në Korçë, i moshuari: Jemi të tmerruar, kishin thikë dhe armë

nga Albina Hoxhaj

Një grabitje me armë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Korçë, ku dy persona të maskuar kanë grabitur në banesë çiftin Afërdita dhe Foni Rapo.

Pas grabitjes ka folur, Foni Rapo, i moshuari i dhunuar. Sipas tij autorët kanë qenë dy, të pajisur me armë dhe thikë dhe kanë hyrë nga dera e pasme e banesës.

“Dy persona me maskë , armë dhe thikë u futën nga dera e pasme. Na kërcënuan dhe goditën. Mua më goditën me qytën e pistoletës në kokë ndërsa gruan Afërdita në krahë dhe këmbë. Na nxorën edhe thikën. Bërtisnin lekët lekët. Thoshin se jemi nga Elbasani.

Pasi morën lekët e pensionit iu treguam edhe kursimet. Ata kërkonin lekë të tjera. Iu dhamë unazat e floririt. Na lidhën më pas kërkonin lekë të tjera. Jemi të tmerruar. Gruaja është e sëmurë me diabet dhe tension. Është e tmerruar. Ndodhet akoma në spital. Kërkojmë të kapen autorët”, është shprehur Foni Rapo për Fax News.

Dy persona të maskuar në kërcënimin e armëve kanë dhunuar dhe grabitur të moshuarit duke iu marrë 700 mijë lekë. Afërdita dhe Foni Rapo ndodhen në spitalin e Korçës, pasi kanë fraktura në kokë dhe këmbë.

Lajme te ngjashme