Home Politike Krimi në Kavajë/ Mesila Doda akuza të forta policisë

Krimi në Kavajë/ Mesila Doda akuza të forta policisë

nga Editor

Ish deputetja Mesila Doda e ftuar në emisionin “Open” ka hedhur akuza të forta ndaj Policisë së Shtetit, teksa komentoi ngjarjen e Kavajës.

Sipas saj, ngjarje të tilla tregojnë që shteti mungon dhe policia nuk e bën punën si duhet.

“Përtej faktit që paskim disa dukuri të tilla që kanë lidhje me kokainën, me armët, që paskan hyrë dhe në shtëpitë e thjeshta të shqiptarëvem ne sot duhet të merremi me thelbin.

Unë kam tre çështje kryesore.

E para kemi një njëri të shumë kërkuar, që policia nuk e gjen dot, por që del me automatik rrugëve të Kavajës.

E dyta, kemi një person të akuzuar dhe me rekorde kriminale, por që arrin të rekrutohet në Policinë e Shtetetit.

Dhe e e treta, ajo që është kryesore, policia ku është kur shikon që njerëz të tillë dalin rrugëve!?

Sot në dueht të flasim për shtetin që mungon. Të kuptojmë çfarë bën shteti! Ku është shteti!?” theksoi Doda.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!