Brnabiç: Helmimi është kurth, përpjekje për manipulim

Read Time:1 Minute, 14 Second

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç e cilësoi ndërprerjen e numërimit të votave nga Serbia si një “përpjekje që në qeverinë e re të Prishtinës, të hyjnë serbët që dëshiron pala tjetër”.

“Kam frikë se atyre nuk u intereson sesi votuan serbët, dhe serbët që do të hynin në atë qeveri nuk u interesojnë. Bëhet fjalë për njerëzit të cilët kur deshën ta bënin Ushtrinë e Kosovës, shkelën kushtetutën e tyre”, tha Brnabic për Tv Pink.

Nëntë persona, në mesin e të cilëve edhe 2 gra shtatzënë, janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi nga kontakti me zarfet e votave të mbërritura nga Serbia për zgjedhjet e 6 tetorit, patën menjëherë shenja alergjie në fytyrë dhe duar. Për momentin nuk dihet nëse bëhet fjalë për një helmim.

Personat e shtruar në spital thanë se fill pas hapjes së zarfeve, është ndjerë një erë kundërmuese. Presidenti Thaçi kërkoi nga institucionet shtetërore që rasti të hetohet menjëherë, e deri në fund të hetimeve, numërimi I votave nga Serbia është pezulluar. Por drejtori I Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuric deklaroi se “ky incident ishte praktikisht është një paralajmërim se po përgatitet manipulimi i votave serbe në Kosovë”.

“E gjithë kjo po bëhet për të akuzuar edhe një herë në mënyrë të gabuar serbët dhe t’i ekspozojë ata në urrejtje. Po përgatitet manipulimi i votave të qytetarëve serbë, për t’u hapur rrugë njerëzve të Albin Kurtit në parlament”, thuhet në reagimin e tij.


Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Në kërkim të drejtësisë pas 20 vjet heshtjeje
Next post Rusi, vdes Aleksei Leonov i pari që shkoi në hapësirë