Home Aktualitet Kosova shënon fitore ndaj Malit të Zi në kualifikimet për EURO 2020

Kosova shënon fitore ndaj Malit të Zi në kualifikimet për EURO 2020

nga Albina Hoxhaj

Ekipi Kombëtar i Kosovës në futboll ka shënuar fitore ndaj Kombëtares së Malit të Zi me rezultat 2:0 të hënën, në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020.

Golin e parë në minutën e dhjetë të ndeshjes e shënoi Amir Rrahmani ndërkaq të dytin Vedat Muriqi. Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kosova është në të njëjtin grup kualifikues për Kampionatin Evropian me Çekinë, Anglinë, Bullgarinë dhe Malin e Zi.

Ekipi Kombëtar i Kosovës që është vetëm një pikë larg vendit të dytë në kualifikimet për EURO 2020, do të ballafaqohet sërish me Çekinë dhe Anglinë.

Lajme te ngjashme