Home Aktualitet Berisha tregon arsyen pse Rama urdhëroi mbajtjen në qeli të Klevis Balliut

Berisha tregon arsyen pse Rama urdhëroi mbajtjen në qeli të Klevis Balliut

nga Albina Hoxhaj

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas arrestimit mbrëmjen e djeshme të ish-deputetit demokrat, Klevis Balliu, teksa ndodhej te Unaza e Re në mbështetje të protestuesve. Berisha shprehet se ish-deputeti Balliu ndodhet në qeli me urdhër të Ramës, një hakmarrje “ndaj te atit te Klevisit, shkrimtarit dhe publicistit te njohur Fahri Balliu, i cili me veprat dhe shkrimet e tij u ka treguar me vertetesi te madhe fytyren e vertet kriminale te Edvin Kristaq Xhelatit dhe sojit te tij te xhelateve, hajduteve, trafikanteve mafioz”.

Postimi i plotë:

Edvin Kristaq Hakmarrja urdheron mbajtjen ne qeli te ish deputetit Klevis Balliu dhe protestuesve te tjere!

Ne nje akt te verber te urrejtjes se papermbajur dhe hakmarrjes primitive, Edvin Kristaq Urrejtja mbajti, urdheroi mbajtjen ne qelite e komisariatit te ish deputetit dhe veprimtarit te PD, Klevis Balliun dhe protestuesve te tjere vetem e vetem per te shtyre dufin e urrejtjes se tij familjare ndaj Klevisit, qe prej nje viti mbeshtet me te gjithe vendosmerine e tij protesten e heronjve te pamposhtur te Unazes se Re qe po sakrifikojne çdo gje per te mbrojtur shtepite e tyre.

Duke arrestuar per te dyten here pa asnje arsye ligjore ish deputetin Balliu, Edvin Kristaq Hakmarrja kerkon gjithashtu te shfryje urrejtjen e tij familjare primitive ndaj te atit te Klevisit, shkrimtarit dhe publicistit te njohur Fahri Balliu, i cili me veprat dhe shkrimet e tij u ka treguar me vertetesi te madhe fytyren e vertet kriminale te Edvin Kristaq Xhelatit dhe sojit te tij te xhelateve, hajduteve, trafikanteve mafioz.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt kriminal, kerkoj lirimin e menjehershem te ish deputetit Balliu dhe protestuesve te pamposhtur te Unazes se Re dhe shtoj se çdo ore e tyre ne qeli se shpejti do te shnderrohen ne vite burg per Edvin Mafine dhe narkohorrat e tij! sb

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!