Home Aktualitet Helmimi i zyrtarëve në Kosovë, kërcënon Daçiç: Kur zjarri ndizet, vështirë të shuhet!

Helmimi i zyrtarëve në Kosovë, kërcënon Daçiç: Kur zjarri ndizet, vështirë të shuhet!

nga Albina Hoxhaj

KOSOVË- Helmimi 26 zyrtarëve në Kosovë ka sjëllë sërish reagime të ashpra nga radhët e Serbisë. Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç i ka cilësuar dyshimet për helmim nga fletëvotimet e ardhura nga Serbia si manipulime. Në reagimin e tij, Daçiç thekson se shqiptarët duan t’i dëbojnë serbët nga Kosova.

“Manipulimet e fundit që po përdoren nga shqiptarët nuk do të thotë se ata duan të dëbojnë vetëm Listën Serbe nga Parlamenti, por duan ta dëbojnë tërë populli serb në ilegalitet”, ka thënë Daçiç për Tanjug.

Daçiç gjithashtu tha se bashkësia ndërkombëtare duhet ta marrë seriozisht kërcënimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiç se “jemi afër një problemi dhe kërcënimi të paqes dhe stabilitetit në Kosovë”. “A thua emisarët e shumtë ndërkombëtarë që do të vijnë në Prishtinë dhe Beograd, do të qëllojnë me grusht mbi tavolinë dhe të vendosin rend të politikanët e Prishtinës, që përfundimisht të ndalojnë ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme ndaj popullit serb? Sepse kur të ndizet zjarri, vështirë mund të shuhet më vonë”, theksoi Daçiç.

Ditën e djeshme 26 zyrtarë kosovarë janë helmuar dhe kanë përfunduar në spital, pas alergjisë që u shkaktuan fletët e votimit të ardhura nga Serbia. Hetimet për këtë çështje janë duke u kryer nga Prokuroria Themelore në Prishtinë. Në lidhje me këtë ngjarje Serbia hodhi akuza kundër Kosovës. Ndërkohë sot presidenti Thaçi ka mbledhur kryetaren e KQZ, Valdete Dakën, kreun e AKI-së, Shpend Maxhunin si dhe kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezin. Ndërkohë edhe Bashkimi Europian ka reaguar në lidhje me këtë çështje duke vënë në dijeni se po monitorojnë situatën.

Lajme te ngjashme