Home Aktualitet Kryeministri Rama: Ose Rudina Hajdari kryetare, ose ju shkriva grupin!

Kryeministri Rama: Ose Rudina Hajdari kryetare, ose ju shkriva grupin!

nga Editor

Sherri nuk ndalon te grupi “demokrat” në parlament. Pas njoftimit për shkarkimin e Rudina Hajdarit me shkresë e me firma të deputetëve një deputet opozitar thotë se ka reaguar kryeministri Rama, duke bërë presion të hapur ndaj firmëtarëve të cilët guxuan të shkarkojnë nga kryetare grupi të “opozitës” Rudina Hajdarin.

Me datë 11 tetor 2019 grupi demokrat ka firmosur dhe ka nisur kryetarit të parlamentit Gramoz Ruçi një shkresë me firma për largimin e deputetes Hajdari nga kryetare grupi.

Deputeti Korab Lita në një mbledhje me deputetët e tjerë kanë firmosur që t’a largojnë deputeten Hajdarin nga detyra e kryetares së grupit.

Por Rudina Hajdari thotë se është ende në këtë detyrë. “Ju sigurojë se unë jam në krye të grupit Demokrat që ndërkohë po zgjerohet dhe forcohet edhe më shumë. Vendosmëria jonë për të çuar deri në fund reformimin e sistemit është detyrim ndaj çdo demokrati dhe opozitari që kërkon ndryshimin në Shqipëri. Shihemi te enjten!”,- shkruan në Facebook Rudina Hajdari. Në fakt nuk kuptohet se me cilët deputetë ajo do shpallet kryetare, kur kolegët e kanë shkarkuar me firma drejtuar kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi.

Por deputeti Korab Lita insiston. Ai shkruan në facebook se:

Te nderuar miq ,

Grupi Parlamentar Demokrat ne mbledhjen e tij te fundit, ne funksion te organizimit te brendshem beri ndryshim ne drejtimin e grupit.

Personalisht, dua t’ju dergoj nje falenderim kolegeve te mi te Grupit Parlamentar per vleresimin dhe besimin qe me dhane per te drejtuar Grupin Parlamentar Demokrat.

Detyra qe me eshte besuar si Kryetar i Grupit Parlamentar Demokrat une e shoh si nje pergjegjesi e aspak privilegj sidomos ne kete situate politike e institucionale ku ndodhet vendi yne.

Nepermjet jush dua te siguroj koleget, dhe te gjithe qytetaret Shqiptare, qe te gjithe bashke do jemi ne lartesine e duhur per te justifikuar besimin e dhene./KL

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!