Home Politike Ping-pong’ me kryetarin/ Firmosi për shkarkimin e Hajdarit, deputeti bëhet pishman: Nuk ka asnjë vendim të tillë!

Ping-pong’ me kryetarin/ Firmosi për shkarkimin e Hajdarit, deputeti bëhet pishman: Nuk ka asnjë vendim të tillë!

nga Editor

Pavarësisht se në shkresën e publikuar figuron edhe emri i tij për shkarkimin e Rudina Hajdarit nga drejtmi i grupit parlamentar demokrat, dhe zëvendësimi i saj nga deputeti Korab Lita, nën/kryetari i këtij grupi ka reaguar duke thënë se nuk është i vërtetë lajmi.

Halit Valteri me anë të një statusi në rrjetet sociale, i kundërvihet statusit të Litës për të cilin thotë se vendime të tilla nuk merren në facebook, dhe konfirmon nga ana tjetër se, Rudina Hajdari është ende kryetare e grupit demokrat në Kuvend.

“E nëse ky vendim nuk u pëlqen të marrëve, që gjejnë lloj lloj metodash për tu faktorizuar për disa minuta, me lumturimë të thellë u them, se nuk ka asnjë shkarkim apo zëvendësim të kryetarit të grupit parlamentar”, shkruan Valteri përkrah një kërkese drejtuar kreut të Kuvendit

Në këtë shkresë vihet në dijeni Gramoz Ruçi se në rast të shkarkimit të Hajdarit nga grupi democrat, do të ishte ai vetë bashkë me disa deputetë të tjerë që do të iknin nga grupi, e për pasojë do të ndodhte shkrirja e tij.

Reagimi i Halit Valterit:

Në gojë të të marrit gjejmë farën e kryelartësisë, thoshte nënokja ime, por të urtët e ruajnë gjithmonë gjuhën.

Por të marrin s’ke nga ta kapësh, është i paparashikueshëm! Ti e hekuros në një krahë, ai të rrudhoset në krahë tjetër.

I marri bëhet kryetar vendi, kont, dukë, pse jo edhe mbret… vetëm për pak sekonda, derisa mbreti del cullak.

Gjithsesi në sqarim të opinionit publik, marrë përgjegjësinë si nënkryetar i grupit parlamentar të deklaroj, se ne kryetar të marrë nuk kemi, e as që do të kemi ndonjëherë.

E nëse ky vendim nuk u pëlqen të marrëve, që gjejnë lloj lloj metodash për tu faktorizuar për disa minuta, me lumturimë të thellë u them, se nuk ka asnjë shkarkim apo zëvendësim të kryetarit të grupit parlamentar.

Klithjet e fundit për të devijuar kauzën e ndryshimit të sistemit zgjedhor, apo britmat kundër Reformës në Drejtësi, në “dobi” të disa aktorëve të tjerë brenda apo jashtë Parlamentit, nuk mund të pastrojnë apo mbrojnë kurrësesi imazhin e grupit të kolltukofagëve 30 vjeçar, që vazhdojnë e nginjen në plagë të infektuara, duke bërë pazare në kurriz të Shqipërisë.

Për sqarim të kolltukofagëve, Grupi Parlamentar Demokrat ka një kauzë dhe ajo është më e SHENJTË, se secili emër që mund ta drejtojë këtë grup.

Patjetër që ka debat konstruktiv brenda grupit, por kurrë s’do të pranojmë të bëhemi peng të askujt, që u pasurua duke varfëruar, e që sot kërkon të mbrojë milionat me votat e atyre që i larguan.

Për të gjithë ata të cilët janë shqetësuar nga një status që qarkulloi në rrjetet sociale, dua t’i shpjegoj, se parlamenti është institucion dhe si i tillë funksionon me shkresa, jo me statuse FB-je!

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!