Xhixho: Qëllimi kryesor i gjithë kësaj farse antikushtetuese ishte uzurpimi i të vetmit institucion legjitim nga Edi Rama!

Read Time:1 Minute, 15 Second

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, mbi raportin përfundimtar të Komisionit të Venecias.

Ajo shprehet ky raport konfirmoi se Presidenti nuk ka shkelur asnjë nen të Kushtetutës duke i qëndruar besnik betimit që ka bërë për respektimin e saj.

Postimi i plotë i Nënkryetares së LSI-së:

“Presidenti i Republikes nuk ka shkelur asnjë nen të Kushtetutës duke i qëndruar besnik betimit që ka bërë për respektimin e saj”

Raporti përfundimtar i Komisionit të Venecias konfirmojë se:

  1. Presidenti i Republikës nuk ka shkelur asnjë nen të kushtetutës dhe nuk mund të shkarkohet, si organi i vetëm legjitim në vend garant i Kushtetutës.
  2. I vetmi institucion që mund të shprehet për kushtetushmërinë e dekreteve të Presidentit është Gjykata Kushtetuese , e cila nuk është vënë në levizje as nga qeveria dhe as nga parlamenti për të atakuar dekretet.
  3. Dekretet e Presidentit janë në fuqi, duke vulosur paligjshmërinë e votimeve moniste të 30 Qershorit.

4.Presidenti i Republikës ka bërë thirrje për dialog dhe ka bërë të gjitha përpjekjet e tij që shtyrja e zgjedhjeve të çonte në një kompromis politik midis partive politike.

5.Është fshirë shprehja “tejkalim i kompetencave “ në nenin 99.

Prandaj nga sot Komisioni hetimor i Parlamentit monist duhet të pushojë së vepruari dhe t’i kërkojë ndjesë shqiptarëve që akuzojë politikisht Presidentin e Republikes që përfaqëson sipas Kushtetutës unitetin e popullit.

Qëllimi kryesor i gjithë kësaj farse antikushtetuese ishte uzurpimi i të vetmit institucion legjitim nga Edi Rama .

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post VIDEO/Kërpaçi: Padija dhe injoranca nuk ka brirë, por ka artikulimin e Besës dhe fytyrën e Edit!
Next post Opinioni zyrtar i “Venecias”, Dervishaj: Në asnjë paragraf nuk përmendet termi shkelje e Kushtetutës