Home Aktualitet VIDEO/Kërpaçi: Padija dhe injoranca nuk ka brirë, por ka artikulimin e Besës dhe fytyrën e Edit!

VIDEO/Kërpaçi: Padija dhe injoranca nuk ka brirë, por ka artikulimin e Besës dhe fytyrën e Edit!

nga Sonila Osmanaj

Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi ka reaguar pas vizitës së zhvilluar ditën e sotme në Universitetin e Mjekësisë të Ramës dhe ministres së arsimit, Besa Shahini.

Në një postim në Facebook, Kërpaçi ka bashkangjitur gjithashtu një video ku Shahini ka ngatërruar vitet e shkollimit për studentët e mjekësisë.

“Ky nuk është lapsus, por padije!” – shkruan Kërpaçi.

Postimi i plotë i Kërpaçit:

Ministrja e paditur e Arsimit!
Sot ministrja rilindase, më e paditura në rangun e atyre që kanë mbaruar arsimin e lartë, sot vazhdoi të shpalosë injorancën e saj të pakrahasueshme në lidhje me dijet e saj për universitetet shqiptare.
Ajo sot zgjodhi të shoqëronte të pashkollin tjetër, Kryeministrin rilindas Edi Rama. Njëri më i paditur se tjetri shkojnë tek universiteti i studentëve që studiojnë ndër shkollat më të forta në Shqipëri dhe flasin broçkulla. Padija dhe injoranca nuk ka brirë, por ka artikulimin e Besës dhe fytyrën e Edit.
Si një dyshe injorantësh bënë të gajasen studentët në ditën e parë të studimeve. Dy kllounë më gaztorë nuk mund të gjendeshin.
Një pyetje kam për të paditurën edhe të pashkollin: Mirë që je “fushë” nga dija, por pse nuk pyesni pak ata që keni rreth e qark të mësoni ndonjë gjë përmendësh e t’ja thoni studentëve?
Gjithsesi e dimë injoranca ka mban ne mrah arrogancën e puthet çdo minutë me mendjemadhësinë e të paditurit.
Shikojeni e dëgjojeni ministren e paditur të arsimit si ngatërron numrin e viteve të studimit për studentët e mjekësisë së përgjithshme.
Ky nuk është lapsus, por padije!

Ministrja e paditur e Arsimit!Sot ministria rilindase, më e paditura në rangun e atyre që kanë mbaruar arsimin e…

Posted by Floida Kerpaci on Monday, October 14, 2019

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!