Home Aktualitet Denoncimi i PD: Qeveria gati PPP, për matjen e energjisë

Denoncimi i PD: Qeveria gati PPP, për matjen e energjisë

nga Albina Hoxhaj

Departamenti i antikorrupsionit, aksesit në shërbime dhe transparencës pranë Partisë Demokratike ka denoncuar gjatë ditës së sotme një tjetër iniciativë korruptive të qeverisë Ramë.

Një nismë për të dhënë me PPP edhe matjen e konsumit të energjisë elektrike për shqiptarët. Ç’ka do të thotë një kosto me e madhe dhe një rritje e garantuar e çmimit të energjisë.

Ja postimi i plotë i Departamentit të antikorrupsionit, aksesit në shërbime dhe transparencës në PD:

𝑬𝒅𝒉𝒆 𝒎𝒂𝒕𝒋𝒂 𝒆 𝒆𝒏𝒆𝒓𝒈𝒋𝒊𝒔𝒆̈ 𝒎𝒆 𝑷𝑷𝑷?!

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në 6 shtator 2019 ka publikuar kërkesën për shprehje interesi me objekt asistencë teknike për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë MIE/OSHEE/OST për përcaktimin e strategjisë për matjen e energjisë dhe politikave standarde të sektorit energjetik shqiptar.

Ndër detyrat që i kërkohet të përmbushë konsulenti, bie në sy dhe ai i vlerësimit 𝒎𝒃𝒊 𝒎𝒖𝒏𝒅𝒆̈𝒔𝒊𝒏𝒆̈ 𝒆 𝒊𝒏𝒗𝒆𝒔𝒕𝒊𝒎𝒊𝒕 𝒕𝒆̈ 𝒔𝒆𝒌𝒕𝒐𝒓𝒊𝒕 𝒑𝒓𝒊𝒗𝒂𝒕 𝒎𝒆 𝒂𝒏𝒆̈ 𝒕𝒆̈ 𝑷𝑷𝑷-𝒗𝒆 𝒏𝒆̈ 𝒔𝒊𝒔𝒕𝒆𝒎𝒊𝒏 𝒆 𝒎𝒂𝒕𝒋𝒆𝒔 𝒔𝒆̈ 𝒆𝒏𝒆𝒓𝒈𝒋𝒊𝒔𝒆̈.

Gjithashtu, kërkohet analizë mbi hapat ligjorë dhe organizativë të nevojshme për formimin e një “𝒆𝒏𝒕𝒊𝒕𝒆𝒕𝒊 𝒕𝒆̈ 𝒑𝒂𝒗𝒂𝒓𝒖𝒓”, përgjegjës për sistemin matës. Pra potencialisht, ky entitet mund të jetë një kompani, struktura, funksionimi i të cilës do të përcaktohen në vijim.
Por nisur nga si është vepruar në këto 6 vite, emri i kompanisë duhet të jetë tashmë në mendjen e ideatorit të kësaj gjetjeje të radhës, PPP për matjen e energjisë.

Për fatin e çmimit të energjisë, flet vetë skema.

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!