BE monitoron nga afër çështjen e helmimit të zyrtarëve të KQZ-së

Read Time:55 Second

Bashkimi Evropian është duke monitoruar nga afër çështjen e helmimit të zyrtarëve të KQZ-së në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, pasi që të njejtët kishin hapur zarfet që kishin ardhur nga shteti serb.

“Ne kemi parë raportimet në lidhje me numërimin  fletëve të votimit nga Serbia. Ne jemi në pritje të rezultatit të hetimeve në vazhdim. Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve në BE po monitoron nga afër situatën”, ka thënë zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq, transmeton Express.

Njëzet e gjashtë persona kanë kërkuar dje ndihmë mjekësore pas kontaktit që këta zyrtarë të KQZ-së patën me zarfet e ardhura nga Serbia në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve. Të njëjtëve u raportua se iu është shkaktuar alergji në fytyrë e në duar.

Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 11 pacientë nga rasti i djeshëm e që dyshohet se janë helmuar pas hapjes së zarfeve me votat e ardhura nga Serbia. Gjendja e tyre raportohet të jetë stabile, derisa, po pritet për rezultateve e mostrave.

Hetimet për këtë çështje ndërkaq janë duke u kryer nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Pushtimi final i Shqipërisë, nga shqiptarët!
Next post Qindra policë rrethojnë Unazën e re