Home Aktualitet Denoncimi/ Drejtoresha te Doganat punëson vajzën në institucionin që drejton vetë

Denoncimi/ Drejtoresha te Doganat punëson vajzën në institucionin që drejton vetë

nga Editor

Një denoncim në lidhje me punësimet nepotike në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, ka mbërritur në rubrikën e qytetarit dixhital në Facebook, të ish-kryeministrit Sali Berisha. Në denoncim e mbërritur thuhet se Drejtoresha e Burimeve Njerëzore ka shkelur ligjin, pasi ka punësuar vajzën e saj në doganë. Berisha e dënon këtë sjellje nga ana e zyrtarëve të Rilindjes, të cilët sipas tij nuk kanë kohë të mendojnë për qytetarët, pasi janë të zënë duke sistemuar fisin. Theksojmë se raste të tilla të shkeljeve në këtë sektor janë të shumta dhe nga më të ndryshmet.

“Përshëndetje doktor, ju lutem bëjeni publik ketë lajm. Shpeshherë neper dogana janë denoncuar aferat korruptive duke u shmangur një dukuri tepër shqetësuese siç është ajo e nepotizmit. Kemi dëgjuar dhe se të punësohesh në administrate doganore duhet patjetër të kesh miq, lekë dhe shokë. Rasti që po përmendim është ajo e një nëne ku si përgjegjëse sektori më parë pranë drejtorisë së burimeve njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme e Doganave ka punësuar të bijën e cila aktualisht është tek drejtoria e antitrafikut. Behet fjalë për Alfreda Trajani, aktualisht drejtoreshë e komanduar e burimeve njerëzore, ka punësuar të bijën Gestina Trajani në shkelje të plotë me ligjin kombëtar dhe me një shqetësim të madh që na e kanë vënë në pah dhe ndërkombëtarët. E ëma punëson të bijën në administratën doganore. Ndaj rrime pa punë ne të tjerët se na i kanë zënë fiset vendet e punës” mesazhi i qytetarit.

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!